Botë

Tunel edhe për këmbësorët nën Bosfor

Descriptive Text

Muajin e ardhshëm fillojnë punimet për tunelin e këmbësoreve 2 km të gjatë nën ngushticën e Stambollit.

Pas metrosë “Marmaray” dhe tunelit “Euroazia” (Avrasya Tüneli) për automjete në Stamboll do të bëhet realitet edhe një ëndërr tjetër.

Së shpejti do të fillojë puna për ndërtimin e tunelit që do të sigurojë kalimin e këmbësorëve nën ngushticën e Stambollit.

Nga tuneli “Uskudar-Kabatas”, në të cilit deri tani kanë përfunduar punimet shpimit, përveç këmbësorëve mund të kalojnë edhe qytetarët që përdorin biçikletë.

Tuneli do të integrohet me metronë “Marmaray” (që kalon nën Bosfor) dhe rrjetin e metrove të qytetit. Puna për ndërtimin e tunelit do të fillojë muajin e ardhshëm dhe do të përfundojnë në 600 ditë.

Për të garantuar një siguri të nivelit sa më të lartë, tuneli do të jetë i pajisur me sisteme inteligjente dhe teknologjike. Gjithashtu do të merren në konsideratë edhe ajrosja (ventilimi) dhe siguria e jetës.

Do të jetë e mundur marrja e masave të sigurisë duke i ndjekur këmbësorët përmes celularëve dhe sensorëve.

Muret e tunelit dhe pajisjet e ambientet e brendshme të tij do të përdoren edhe për të hapur galeri arti, ekspozita dhe aktivitete të tjera.

Tuneli do të jetë i gjatë 2 km dhe do të mund të kalohet me shpejtësi falë sistemit me rrip lëvizës.

Projekti do të japë një kontribut të rëndësishëm edhe në sistemin e transportit publik të Stambollit. Synohet që projekti të sjellë edhe të ardhura turistike.

Sipas parashikimeve tuneli do të hapet në vitin 2019.