Arbëri

Komuna e Rahovecit ndan rreth 40 mijë euro për sport e kulturë

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Rahovecit të mbajtur me datë 28 shkurt 2017, përveç pikave tjera të cilat janë miratuar nga kuvendarët ka qenë dhe është aprovuar edhe propozim vendimi i Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi për përkrahjen financiare të klubeve-shkollat sportive, OJQ-ve rinore dhe shoqërore artistike-muzikore në Komunën e Rahovecit.

Pas diskutimeve, anëtarët e kuvendit kanë marrë vendim për përkrahjen financiare të klubeve-shkollave sportive, OJQ rinore dhe shoqërore artistike-muzikore të cilat veprojnë në Komunën e Rahovecit për vitin 2017, shuma e përgjithshme e cila është ndarë për përkrahje financiare është 41 mijë e 300 euro.

Klubet-shkollat sportive, OJQ rinore dhe shoqërore artistik-muzikore janë këto: K.F “Rahoveci” 11 mijë euro, K.B “Rahoveci” 11 mijë euro, K.F “18 Korriku” 2 mijë euro, K.F “Ratkoci” 2 mijë euro, K.F “Xërxa” 2 mijë euro, K.SH “Rahoveci” 1000 euro, Sh.F “Rahovec” 800 euro, Sh.F “Burimi” 700 euro, Sh.F”Drenoci” 500 euro, Auto moto corting club Rahoveci 500 euro, Shoqata e të verbërve 500 euro, SHKA”Anadrini” 3 mijë euro, SHKA “Bajram Curri” 2 mijë e 500 euro, SHKA “Rahoveci” 700 euro, festivali ndërkombëtar i poezisë 2 mijë euro, OJQ ShK “Vihuela” 500 euro dhe këshilli rinor i Rahovecit me 600 euro.

Klubet-shkollat sportive, OJQ rinore dhe shoqëri artistik-muzikore të cilat veprojnë në Komunën e Rahovecit, bazuar në rregulloren për ndarjen e subvencioneve Nr.18/30 të datës 07.05.2013, obligohen që për çdo gjashtë muaj të raportojnë te Kryetari i Komunës me raport të detajuar për shpenzimin e këtyre mjeteve.