Një person ka vdekur derisa ishte duke ushtruar në palestër.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje në orën 15:30 në Kaçanik ku viktima, shqiptar i Kosovës, derisa ishte duke ushtruar në një palestër fituesi, përnjëherë ishte rrëzuar.
“Viktima nga ana e personelit të palestrës është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Kaçanik ku i është ofruar ndihma mjekësore. Viktima me autoambulancë është transportuar në emergjencën e Ferizajt ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.