Sport

Xabi Alonso në dyshim për ndeshjen me Arsenalin

Bayerni mund të mbetet pa mesfushorin Xabi Alonso të mërkurën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve, pasi spanjolli ka pësuar një lëndim në gju sot gjatë ushtrimeve.

35-vjeçari, që pritet të pensionohet në fund të sezonit, u largua me ndihmën e të tjerëve pas një përplasje me Javi Martinezin.

Alonso tani është në dyshim dhe mund t’i shtohet listës së mungesave për këtë ndeshje. Ndaj Arsenalit do të mungojnë edhe Jerome Boateng e Franck Ribery.

Spanjolli ka pasur 23 paraqitje sivjet për bavarezët.