Showbiz

George Clooney dhe Amal të mrekullueshëm në Paris

George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal dëshirojnë të rrinë më larg udhëtimeve gjatë kohës kur Amal është shtatzënë.

Por, Amal nuk e la vetëm bashkëshortin e saj në Paris, gjatë ceremonisë të edicionit të 42-të të çmimeve “Cesar”, shkruan “DailyMail”, transmeton kp. Avokatja e të drejtave të njeriut, 39 vjeçarja Amal ishte mahnitëse teksa dukej dhe barku i shtatzënisë, teksa kaloi në tapetin e kuq.

“Kemi vendosur të jemi më të përgjegjshëm, për të shmangur rrezikun. Nuk do të shkoj më në Sudanin Jugor, apo në Kongo, dhe Amal nuk do të shkojë në Irak, për të shmangur vendet ku ajo e di që nuk është e mirëpritur”, ka deklaruar Clooney më parë.

Image

Image