Mike Piazza ishte i lodhur dhe i uritur, ndonëse një gjë e tillë nuk dallohej për shkak të buzëqeshjes, derisa kalonte nëpër një shteg përqafimesh, puthjesh dhe shtrëngime duarsh.
"Hej! Përshëndetje! Gëzohem që të takova!", thoshte ai.
Po bëhen dhjetë vjet prej se Piazza 48 vjeç, është pensionuar nga bejsbolli si njëri prej legjendave në historinë e këtij sporti, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.
Është e zakonshme për yjet e kalibrit të tij që të provojnë një karrierë të dytë nëpër televizione apo thjesht të shijojnë disa raunde të golfit, falë pasurisë që posedojnë. Piazza vitin e shkuar kishte vendosur të bëhej pronar i ekipit të divizionit të tretë në Itali, Reggiana.
Kështu që, një vit pas inkuadrimit në Hollin e të Famshmëve të Bejsbollit, fokusi i jetës profesionale të Piazzas është në Reggio Emilia, qytet piktoresk që gjendet mbi 100 kilometra në jug të Milanit - dhe mbi pesë mijë kilometra larg shtëpisë së tij në Miami.... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.