Botë

Një i vdekur nga përplasja e një makine në turmën në Gjermani

Një shtetas gjerman, 73-vjeç, ka vdekur në spital pasi u plagos rëndë kur një person u fut me veturën e tij në një turmë jashtë një furre në qytetin jugperëndimor Heidelberg të shtunën, ka bërë me dije përmes një komunikate të përbashkët policia dhe prokurorët, raporton Reuters.

Policia thotë se dy persona tjerë të lënduar – një austriak 32 vjeç dhe një 29 vjeçare nga Bosnja e Hercegovina – kanë pranuar trajtimin spitalor dhe më pas janë liruar, transmeton Koha.net.