Auto

Peugeot me konceptin e ri Instict në Gjenevë

Koncepti i paralajmëruar së fundmi, Partner Tepee Electric, nuk do të jetë risia e vetme e kompanisë Peugeot në panairin e 87 të veturave në Gjenevë, i cili për gazetarët do të hapet më 7 mars ndërsa për publikun e gjerë do të mbahet nga 9 deri 19 mars.

Francezët, në fakt, kanë përgatitur edhe konceptin e ri të quajtur Instict, për të cilin nuk janë zbuluar shumë detaje, transmeton Koha.net. Megjithatë, fjala është për një veturë elektrike të cilën e shohim në fotografitë dhe në videon më poshtë.

Koncepti i ri Instict i Peugeot do të karakterizohet me sistemin autonom të tërheqjes, sistemin Samsung ARTIKCloud, i-Cockpit dhe dyert e pasme të cilat hapen në drejtim të kundërt nga ato të parat.

{gallery}