Arbëri

Familjarët kërkojnë gërmime në lokacione ky dyshohet të jenë trupat e të vrarëve të viteve të ’40-ta

Shumë lokacione në Kosovë dyshohet se janë varreza masive me shqiptarë të vrarë në vitet e ’40-ta.

Më shumë se 70 vjet më pas, Sali Salihu nga Druari i Vushtrrisë po kërkon që ato lokacione të gërmohen e të identifikohen familjarët e tyre, raporton KTV.

Hapësira e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është lokacioni, ndërsa dyshimet ishin rritur në vitin 2013, kur në gërmim e sipër për themelet e njërit prej konvikteve, ishin gjetur mbetje mortore, që i përkisnin periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Drejtori i Akademisë për Siguri Publike thotë se gërmime mund të bëhen në këtë institucion, me gjithë aktivitetet e shumta që zhvillohen aty.

Por, Arsim Gërxhaliu nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore thotë se mandati i këtij institucioni kufizohet vetëm në viktimat e luftës së fundit.


amiljarët kërkojnë gërmime në lokacione ky... by kohanet