Arbëri

Objekti i Kryqit të Kuq mbetet peng i mungesës së mjeteve

Objekti i Kryqit të Kuq në Podujevë ka mbetur peng i mungesës së mjeteve për t’u funksionalizuar. Ai tashmë ka nisur edhe të shkatërrohet. Gjashtë vjet po bëhen prej se ka filluar ndërtimi, por assesi të përfundojë, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Kryqit të Kuq në Podujevë, Ahmet Ahmeti, i cili është edhe shef i Personelit në Administratën Komunale, ka thënë nëpërmjet Zyrës për informim të Komunës se objekti ka mbetur i tillë për shkak të mungesë së fondeve nga Zyra qendrore e Kryqit të Kuq të Kosovës. Sipas tij, Komuna nuk ka asnjë obligim dhe përgjegjësi për ndërtimin e këtij objekti.

“Komuna ka ndarë vetëm truallin për nevojat e kësaj organizate, kurse ndërtimin e objektit e ka bërë Kryqi i Kuq i Kosovës. Objekti ka mbetur pa përfunduar për mungesë të fondeve nga zyra kryesore e Kryqit të Kuq të Kosovës. Jemi në pritje të donacioneve për ta përfunduar objektin, i cili është duke u shkatërruar. Ndërsa kushtet për mbarëvajtjen e punës së Kryqit të Kuq të Podujevës i ka mundësuar Komuna e Podujevës, duke ia siguruar zyrën”, ka thënë Ahmet Ahmeti.

Ndërsa, sekretari Vail Shala, thotë se kanë marrë premtime edhe nga Komuna e Podujevës se do të ndajnë mjete për ta përfunduar këtë objekt. Sipas tij, deri tash nuk u ka ndihmuar konkretisht askush.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.