Kuriozitet

Fakulteti i Filologjisë me votime “live” në Facebook vendos për afate të provimeve

Fakulteti i Filologjisë ka “zbuluar” në metodë të re të komunikimit me studentët, duke kërkuar nga ata që për afate të provimeve të votojnë përmes videove “live” në Facebook.

Drejtuesit e faqeve të departamenteve në Filologji kanë nisur një video “live” dhe me një “Pëlqim” ose “Zemër” do të mund të vendosnin për mbajtjen e dy apo një provimi në afatin e prillit.

Për të votuar për dy provime studentët është dashur të klikojnë “Pëlqeje” ndërsa për një provim është dashur të klikojnë në ikonën “Zemër”.

Rezultatet e këtij “votimi” drejtuesit e faqeve kanë thënë se do t’ia dërgojnë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Në votime “live” në Facebook mund të marrin pjesë të gjithë ata që kanë llogari në Facebook, pa marrë parasysh nëse janë studentë të Fakultetit Filologjik apo jo.

Image