Kronikë

Pesë të arrestuar, u zunë me drogë

Në Gjilan, Prizren e Suharekë gjatë ditës së djeshme janë kapur pesë persona me narkotikë, të cilët pas arrestimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dje, në Bulevardin e Pavarësisë, në Gjilan, në orën 18:30, gjatë kontrollit policia te një i dyshuar, mashkull K/shqiptar, ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë 4.2 gramë, transmeton Koha.net. Në raport thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Po dje, por në Stacioni i Autobusëve të Prizrenit, policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, K/shqiptarë, pasi gjatë kontrollit u ka gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.

Dy të dyshuar, meshkuj K/shqiptarë, janë shoqëruar në stacion policor të Suharekës. Atyre gjatë një kontrolli në Qendrën Zejtare II u është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.