Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi ka qenë pjesë e mediave kohët e fundit, pas largimit nga televizioni 21, ku për më shumë se 1 dekadë kishte emisionin e tij “1 Kafe me Labin”.
Spekulime të shumta e kanë përcjell atë së fundmi dhe tashmë është zyrtare, Labinot Gashi me emisionin e tij do të jetë pjesë e KTV-së.
“Po, është e vërtetë, emisioni i Labit do të jetë pjesë e programit të KTV-së”, ka konfirmuar Dardan Selimaj, producent ekzekutiv në këtë televizion.
Përgatitjet për këtë emision ka kohë që kanë filluar ndërsa edicioni i parë do të transmetohet brenda muajit mars.
“1KL” do të transmetohet në KTV çdo të diel në ora 12:00.
Më poshtë mund të shihni promon e emisionit të ri i cili së shpejti do të transmetohet në KTV: