Siç pritej, CBS ka zgjatur seritë e veta “NCIS: Los Angeles” dhe “NCIS: New Orleans” edhe për një sezon. Ekipi nga Los Angeles do të kthehet me sezonin e njëmbëdhjetë, ndërsa New Orleans do ta shohim në sezonin e gjashtë.
Miratimi i vazhdimit të spin-offit të serisë origjinale NCIS vjen disa javë pasi seria origjinale e mori miratimin për sezonin e 17-të. Nuk është konfirmuar zyrtarisht, por besojmë se formacioni i aktorëve i të dy serive do të kthehet edhe për një sezon.
“NCIS: New Orleans”, me Scott Bakula në rolin kryesor, aktualisht është në transmetimin e sezonit të pestë, me katër episode të tjera deri në fund.
“NCIS: Los Angeles”, ku rolet kryesore i luajnë Chris O'Donnell dhe LL Cool J, është gjithashtu katër episode deri në fund të sezonit të vet të dhjetë, shkruan KOHA Ditore.
"Të dy seritë në vitet e fundit ishin kryesoret në programin e CBS.", tha Kelly Kahl, president i CBS Entertainment për seritë spin-off të NCIS. "Ato ofrojnë tregime heroike, yje të mëdha dhe e tërhoqën një bazë të adhuruesve besnikë. Jemi të entuziazmuar që Chris, LL, Scott dhe pjesa tjetër e e formacionit fantastik të aktorëve do t’u sjellin më shumë tregime fantastike të NCIS për shikuesit në SHBA dhe në mbarë botën."
-
Kristin Davis shpreson që “Sex and the City” të vazhdojë edhe pas përfundimit të serialit
-
Nicolas Cage në bisedime për të luajtur në sezonin e pestë të “True Detective”
-
Seriali “And Just Like That” ripërtërihet për sezonin e dytë
-
Sezoni i ri i serisë për korrupsionin brenda policisë
-
“Sex and the City” rikthehet me edicion special në HBO Max