“Beauty” blogeren ruse Ekaterina Karaglanova, 24 vjeç, e cila u gjet e vdekur në banesën e saj në Moskë, e ka vrarë Maxim Gareev, 33 vjeç. Atë e kanë xhiruar kamerat e sigurisë në ndërtesën e saj, ndërsa raportohet se ai mësoi se Katarina po përgatitej të udhëtonte në Holandë me një mashkull tjetër, kështu që e vrau atë. Ai donte ta fuste trupin e saj në valixhe dhe ta nxirrte nga banesa, por trupi nuk futej dot në të, kështu që e la në apartament.
“Ajo më ofendoi, ma shkatërroi dinjitetin tim seksual dhe tallej me aftësitë e mia financiare. Nuk e duroja këtë dot, e thera me thikë të paktën pesë herë në qafë dhe kraharor”, - tha ai, duke shtuar se pendohet për këtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoU konstatua se Ekaterina, e cila ka punuar në spital, në kohë të lirë ka punuar si eskorte për t’i paguar studimet e saj mjekësore. Në internet mund të gjenden fotografitë e saj eksplicite, ndërsa raportohet edhe se e kanë kërcënuar për to, shkruan KOHA Ditore. Gareev i tha policisë se e kishte parë Ekaterinën në sajtet ku vajzat ofrojnë shërbime seksuale, por nuk mundën të dakordoheshin për çmimin. Ai thotë se ajo i kishte thënë se po ofronte shumë pak.
Ajo u shfaq për herë të fundit në rrjetet sociale më 22 korrik, ku shkroi për udhëtimin në Korfuz, ndërsa pesë ditë më vonë u gjet e vdekur. E gjithë Rusia por edhe bota është tronditur nga ky rast, të cilin e përshkruajnë si 'krim nga filmat horror'.
Përveçse ishte aktive në rrjetet sociale ku kishte 80.000 ndjekës, Ekaterina kishte filluar edhe specializimin në Departamentin e Dermatologjisë dhe Venerologjisë.