Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Zbulohet data e lansimit të filmit të fundit të Stallonet si “Rambo”

Foto: Getty Images

Më në fund është caktuar data e lansimit të filmit të fundit “Rambo”, ku në rolin kryesore është aktori i famshëm nga Hollywoodi - Sylvester Stallone.

Filmi i pestë dhe i fundit në franshizë – “Rambo: Last Blood” – është konfirmuar se do të lansohet nga Lionsgate më 20 shtator të këtij viti, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në filmin e fundit, Rambo udhëton për në Meksikë pasi vajza e shokut të tij është kidnapuar, dhe ai menjëherë e gjen veten kundër një karteli meksikan të drogës më të dhunshëm.

Ky film, fillimisht është zbuluar nga vetë aktori Stallone në vitin 2015 por produksioni e paralajmëroi atë nga tetori i vitit të kaluar, me Adrian Grunberg në karrigen e regjisorit, shkruan nme.

Skenarin e filmi e ka shkruar po ashtu Stallone dhe matt Cirulnick. Filmi i ri vjen pas filmit të fundit “Rambo” i cili është lansuar në vitin 2008.

Yvette Monreal luan në rolin e viktimës së kidnapuar “Gabrielle”, ndërsa Paz Vega luan si “Carmen Delgado”, një gazetare e cila shkruan për tregtinë e drogës në Meksikë, i cili e ndihmon Rambon pasi që gjysmë-motra e saj është kidnapuar.

Sergio Peris-Mencheta do të luajë si Hugo Martinez, lideri i dhunshëm i kartelit meksikan të drogës, ndërsa Adriana Barraza, Oscar Jaenada dhe Joaquin Cosio do të luajnë në film po ashtu.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

The exterior may change, but the inside still glows red like an INFERNO in the darkness...

A post shared by Sly Stallone (@officialslystallone) on