Sylvester Stallone (73) aktualisht është duke e luajtur përsëri në kinema veteranin e luftës Rambo në vazhdimin e pestë të franshizës, por ndryshe nga heroi i aksionit, Stallone ua ka treguar anën emotive ndjekësve të tij.
“Shumë gjatë jam në udhëtime, mezi po pres të shkoj në shtëpi atje ku e kam zemrën”, – shkroi ai pranë fotos me familjen.
Stallone edhe në vitet e 'pensionimit' luan në filma aksion, ndërkohë që edhe në vitet e ardhshme planifikon t’i xhirojë disa sish, shkruan KOHA Ditore. Vëmendja më e madhe e publikut është përqendruar në vazhdimin e katërt të filmit “The Expendables”.
“Je vërtet me fat. E ke një grua dhe vajza të mrekullueshme, e kuptoj se si ndihesh”, – ishte një nga komentet e shumta që u përpoqën ta ngushëllonin aktorin.