Për turnetë mbretërorë nevojiten muaj të tërë planifikimesh të kujdesshëm, ndërkohë që të gjithë lidhen me vendimet nga ajo se në cilat ngjarje do të shkojë familja mbretërore e deri tek logjistika, siç janë transporti dhe akomodimi. Të gjitha situatat e mundshme merren parasysh, siç janë koha, formalitetet, rëndësia e vetë ngjarjes, ndërsa stafi i pallatit kujdeset për detajet më të vogla. Se sa e rëndësishme është gardëroba e anëtarëve të familjes, e tregon fakti se ekziston i tërë protokolli, ndërsa në pallat ka anëtarë të stafit që kujdesen vetëm për këtë segment të udhëtimit.
Thjesht nuk ndodh që dukesha e Cambridge ose dukesha e Sussexit t’i zgjedhin vetë kombinimet e tyre të veshjeve. Stilistët e tyre e kanë një detyrë të vështirë, sepse ata duhet t’i përgatisin të gjitha veshjet duke marrë parasysh situatat e mundshme të përmendura më lart dhe duhet të marrin në konsideratë gjithashtu se në cilin shtet është familja mbretërore me qëllim që ta respektojnë traditën e tyre përmes stylingut. Edhe për vetë valixhet ekziston një orar rigoroz për të cilin kujdeset përcjellja mbretërore. Ata përzgjedhin dhe e përcaktojnë se cilat valixhe shkojnë në hotel me anëtarët e familjes, cilat përgatiten “për çdo rast” në një adresë tjetër ose në vetë ngjarjet, shkruan KOHA Ditore.

Çdo valixhe i ka dy etiketa, njëra është emri mbretëror i anëtarit të familjes të cilit i përket, si princi Charles, dhe në tjetrën shkruan ku shkon valixhja, për shembull, “nevojitet në avion”. Shenja e kaltër do të thotë që valixhja është e nevojshme në avion, e gjelbra në hotel ndërsa valixhet me një shenjë të verdhë dërgohen në rezidencë, p.sh. Ambasada britanike e vendit që ata e vizitojnë.
-
Mbreti Charles do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm
-
Mbretëresha Camilla zbulon sekretet e martesës së lumtur me Mbretin Charles
-
Beyonce dhuron bileta VIP për stafin e hotelit ku po qëndron
-
Mbreti Charles III përcjell arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth
-
Mbreti Charles cakton 17 ditë zie për vdekjen e Elizabeth II