Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Zayn Malik paralajmëron album e ri me ‘cover’ të Beyonces

Këngëtari i famshëm Zayn Malik është duke paralajmëruar “disa surpriza” dhe ka shpërndarë ‘coverin’ e ri të Beyonces.

Këngëtari 25 vjeçar ka lansuar albumin e tij të fundit “Mind Of Mine” në vitin 2016, album i cili ka shënuar një sukses të madh.

Tani, përmes një postimi në Twitter, Malik ka shkruar: “Albumi është rrugës. Kam disa surpriza për ju po ashtu...”, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky postim përmban edhe ‘cover’-in e Beyonces “Me, Myself And I”.


Gjithashtu, së fundmi këngëtari ka konfirmuar se ka përfunduar albumin e tij të dytë. “Është pak më ndryshe nga albumi im i fundit për nga pjekuria, jam bërë më i vjetër tani”, ka thënë ai. “Nuk e dija se çfarë po ndodhte për një kohë. Isha gati të lansoja albumin dhe nuk isha aq i njohur sa dëshiroja të isha”.

Ndërsa lista e këngëve të albumit të ri ende nuk është konfirmuar, Malik ka lansuar katër këngë të cilat mund të shfaqen në albumin e ri – “Entertainer”, “Let Me”, “Still Got Time” (e cila është bashkëpunim me PartyNextDoor), si dhe “Dusk Till Dawn” (po ashtu në bashkëpunim me Sian).

Ende nuk është zbuluar se kur do të lansohet albumi i ri e as se cili do të jetë emri i tij.