Këngëtarja, Zajmina Vasjari është në pritje për t’u bërë nënë për herë të dytë.
Ajo këtë kohë ia ka kushtuar shëndetit dhe familjes, duke u distancuar nga biznesi i saj por edhe nga bota e televizionit.
Vasjari ka kohë që nuk është shfaqur në ekranet televizive, e gjitha që ajo ka bërë është aktiviteti në rrjetet sociale, duke i mbajtur fansat e informuar për çdo lëvizje në jetën e saj.
Disa herë këngëtarja ka kërkuar mendime për emrin e bebes së saj, e si duket ky kërkim ende po vazhdon në bazë të postimeve që ajo bën.