Regjisori i njohur hollywoodian, Zack Snyder, ka treguar se është angazhuar në rrëfimin ‘besnik’ të historisë së Mbretit Arthur, duke e realizuar një version të ri filmik rreth këtij personazhi.
Megjithëkëtë, regjisori ka bërë të ditur se projekti është ende në fazën e zhvillimit.
Pas humbjes tragjike të vajzës në vitin 2017, Snyder si duket ka vendosur të rikthehet më fuqishëm se kurrë, duke u bërë pjesë e disa filmave të ri përfshirë këtu “Justice League: The Snyder Cut”, i cili do të lansohet më 18 mars në HBO Max, “Army of the Dead” që pritet të publikohet në Netflix nga 21 maji i këtij viti.
Njerëzit janë paksa skeptik se në çfarë forme tjetër do të mund ta rrëfejë regjisori këtë histori, e cila tashmë është ekranizuar disa herë përmes filmave të ndryshëm hollywoodian.
Snyder është ende në fazën e krijimit të ideve rreth projektit, prandaj publikut i mbetet të ketë durim dhe të pres, deri sa regjisori të zbulojë më shumë detaje rreth tij.
-
“Army of the Dead” filmi i ri i regjisorit Zack Snyder
-
Filmi “Army of the Dead” së shpejti në Netflix
-
Është lansuar trileri i parë i plotë i filmit “Justice League: The Snyder Cut”
-
Komediani i njohur do ta shkruajë skenarin e filmit të ri të serisë “The Lord of The Rings”
-
Bashkëshorti i Rita Orës do ta bëjë regjinë e filmit të ri për Judge Dredd