Ka mbërritur trileri i ri për filmin "Extremely Wicked, Shockingly Evil and Vile", i cili na sjell Zac Efronin në rolin e vrasësit serik famëkeq Ted Bundy.
Disa muaj më parë, e patëm rastin t’i shohim kuadrot e para nga filmi në teaser, i cili na prezantoi me Bundyn dhe të dashurën e tij Liz Kendall dhe i paraqiti ata në kohën para se Bundy të akuzohet për vrasje të tmerrshme.
Në trilerin e ri Bundy është në burg, por ende nuk dëshiron ta pranojë përgjegjësinë për krimet - Bundy të gjitha krimet e tij i pranoi në pritje të ekzekutimit, shumë vite më vonë, shkruan KOHA Ditore.
"I ke bërë ato gjëra?," e pyet Lily Collins në rolin e të dashurës së tij Liz gjatë një vizite në burg, por Bundy i shmanget përgjigjes duke i thënë se e gjithë kjo do të përfundojë, ndërsa Liz i përgjigjet se do të përfundojë vetëm me të vërtetën.
Bundy, i cili i vrau më shumë se 30 femra, thuhet se ishte tepër sharmant, gjë që Efron e mishëron në mënyrë të përsosur me lojën e tij.
Aktorët e tjerë të cilët marrin pjesë janë John Malkovich, Jim Parsons dhe Kaya Scodelario, ndërsa filmi do të jetë në dispozicion nga 3 maji.
-
Balerinat luftojnë për jetën e tyre në filmin “Pretty Lethal”
-
“In The Grey” sjell një grabitje të pamundur dhe luftë për mbijetesë
-
Reese Witherspoon vlerësohet për punën në serialin e ri “Legally Blonde”
-
“The Invite”, komedia që sfidon pritshmëritë me kthesa të papritura
-
“Elle”, seriali i bazuar në historinë e filmave “Legally Blonde”