Sipërmarrësi britanik dhe ylli i Youtubet, Jamal Edwards, ka vdekur në moshën 31-vjeçare, ka deklaruar kompania e tij për BBC.
Ai ishte themeluesi i SBTV, një platformë urbane muzikore në internet, e cila ndihmoi në nisjen e karrierës së artistëve si Dave, Ed Sheeran dhe Skepta.
Edëards, i lindur në Luton, u bë një fytyrë e njohur në zhanrin rep të muzikës, e që gjithashtu ishte edhe një ambasador i Prince’s Trust, shoqatë bamirëse kjo për të rinjtë e drejtuar nga Princi i Uellsit, që ndihmon të rinjtë të krijojnë kompanitë e tyre.
Ai mori pjesë në Brit Awards në fillim të këtij muaji dhe u kuptua se kishte performuar si DJ në një koncert në veri të Londrës të shtunën mbrëma. Nuk janë dhënë detaje për vdekjen e tij, përveçse ajo ka ndodhur mëngjesin e së dielës.
Në vitin 2011, ai u shfaq në një reklamë për Google Chrome. Emri i tij u kërkua më shumë se një milion herë.
Edhe
20 vjet pas krijimit, YouTube shihet si lider i ri që e zëvendëson televizionin
Ai e përdori mirë famën e tij, duke rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, duke financuar qendrat rinore dhe duke inkurajuar sipërmarrësit e tjerë të rinj.
Muzika mbeti pasioni i tij i vërtetë, megjithatë, dhe ai nuk pushoi kurrë së mbështeturi artistët që donte. Kohët e fundit në dhjetor, ai inkurajoi Ed Sheeran të regjistronte një varg të ri për një këngë që kishte zbuluar nga artisti nigerian Fireboy DML. Ajo këngë, Peruja, u ngjit në numrin dy në listat e Mbretërisë së Bashkuar, duke i dhënë yllit afrikan hitin e tij të parë ndërkombëtar.