Këngëtari kosovar, Yll Limani, ka njoftuar se i është anuluar performanca në një diskotekë në Prishtinë për shkak të një alarmi për bombë që është dhënë nga lokali.
Limani pritej të performonte për festën e 28 Nëntorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç është bërë e ditur nga diskoteka, pas kontrollit të bërë nga Policia, alarmi ka rezultuar të jetë i rremë.
“Sot do të festonim bashkë. Pikërisht sonte, pas një lajmërimi të rrejshëm për eksploziv në ‘Gate Club’, eventi është anuluar. Po ndihem shumë keq për krejt juve që keni rezervuar e jeni bërë gati për të dalë, krejt kjo për shkak të ligësisë së njerëzve që kushedi se si shohin të përfitojnë prej veprimeve të tilla”, ka shkruar Limani në Instagram.