Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Yjet e “Shazam! Fury of the Gods”, premtojnë një film fantastik

Sipas yjeve të filmit, “Shazam! Fury of the Gods”, ky vazhdim i dytë është krijuar për të gjithë. Por, synimin kryesor e ka ta rrëfejë historinëe një grupi të fëmijëve, në një mënyrë që i ndihmon publikut të të gjitha moshave që të bashkëndjejnë me ta, dhe t’i respektojnë si kryepersonazhe.

“Sigurisht që po. Unë kam gjithë jetën që ndihem sikur fëmijë përbrenda. Prandaj jam angazhuar në këtë projekt. Pra, kam shumë të përbashkëta me ta. Por, gjithashtu mendoj se në njëfarë mënyre, fëmijët po rriten shumë shpejtë. Kur isha i vogël, nëna ime nuk e kishte idenë se ku isha, asnjë nga prindërit tanë nuk e dinte se ku ishim deri në perëndim të diellit. Më pas ktheheshim në shtëpi, hanim darkë dhe gjithçka ishte në rregull. Kështu mësuam të jemi më të qëndrueshëm dhe më të lirë. Prandaj më pëlqen që këta fëmijë në film e bëjnë një jetë të ngjashme. Ndonjëherë janë duke luajtur video lojëra, por ndonjëherë ata e kalojnë ditën jashtë duke i shrytëzuar superfuqitë e tyre për mirë. Dhe kjo është një gjë e mrekullueshme”.

“Fëmijët janë shumë më të zgjuar se sa ne i vlerësojmë dhe ata kanë aq shumë emocione dhe ndjenja brenda tyre, çka edhe i bënë super të fuqishëm. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata janë të pajisur mirë për të gjitha situatat e të rriturve, dhe kjo është arsyeja pse janë ende fëmijë dhe të cilën gjë e mësojnë në kontekstin e filmit”, deklaroi Rachel Zegler në premierën e filmit në Los Angeles.

Të njëjtin mendim e ndanë edhe aktorja tjetër, Lucy Liu.

“Më pëlqen që fëmijët të kenë mundësinë të bëhen superheronj. Mendoj se ka diçka simpatike, qesharake por edhe thjesht të mrekullueshme në këtë histori, sepse e gjejnë veten në këto trupa të rritur dhe përpiqen ta shpëtojnë botën. Por përbrenda, ata janë vërtet fëmijë. Dhe pafajësia dhe naiviteti i tyre i shton një cilësi filmit, duke e bërë atë të veçantë nga projektet e tjera me superheronj”.

Edhe Cameron Diaz e përshkruan famën si udhëtim Showbiz Cameron Diaz e përshkruan famën si udhëtim

Filmi i cili është pjesë e universit kinematik “DC”, përqendrohet tek një grup i fëmijëve jetimë të cilët transformohen në superheronj të rritur duke e shfrytëzuar fjalën magjike “Shazam”. Kryepersonazhi, Shazam, në të vërtetë është një djalë tinejxher i quajtur Billy Batson, që në filmin me buxhet të lartë portretizohet nga Asher Angel. Në këtë vazhdim, superheronjtë e pazakontë përballet me një kundërshtare të re të quajtur Hespera, e cila në film vjen e portretizuar nga ylli britanik, Helen Mirren.

“Shazam! Fury of the Gods” fillon së shfaquri nëpër kinema nga 17 marsi.