Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Yjet e futbollit mblidhen në dasmën e Fabregasit

Cesc Fabregas ka pritur mbylljen e kampionateve dhe të Botërorit për të zhvilluar ceremoninë post martesore me Daniela Seman në Ibiza mbrëmjen e së martës.

Në ishullin Balearik çdo tifoz i futbollit këto ditë do të ketë jetë me fat pasi do të shoh disa nga yjet më të mëdhenj.

Në ceremoninë e Fabregasit ishin të ftuar shokët e tij të skuadrës aktuale të Chelseat, Barkley, Ampadu, Alonso apo Ngolo Kante, shkruan tch.

Por nuk kanë munguar ish-kapiteni John Terry  si dhe shoku i ngushtë i spanjollit, Lionel Messi me bashkëshorten e tij Antonela Rocuco. Nga lojtarët e Barcelonës ishin gjithashtu Sergio Busquets dhe  ish-kapiteni Carles Puyol.