Tre përfundime alternative me sa duket janë xhiruar për filmin e ardhshëm të James Bondit “No Time To Die” në një përpjekje për t’i shmangur rrjedhjet e ngjarjes së filmit.
Filmi flitet se është i fundit i Daniel Craig në rolin e 007, por edhe ai nuk e di se si përfundon hit drama britanike, pasi që regjisori Cary Joji Fukunaga - i cili e mori përsipër projektin nga Danny Boyle - besohet të jetë i vetmi që e di se cili nga tre përfundimet do të jetë i duhuri.
Një burim i brendshëm i tha gazetës Daily Mirror të Britanisë: "Të gjithë janë në errësirë, fshehtësia është e një niveli shumë të lartë".

Në njërin nga përfundimet alternative Bondi dorëhiqet nga shërbimi sekret për një "jetë të qetë në Xhamajka", duke i hapur rrugën ekranizimit të shumëpritur femëror të karakterit ikonik, ku aktores britanike Lashana Lynch iu dha titulli prestigjioz, shkruan KOHA Ditore.
Craig është shfaqur në pesë filma të Bondit, duke filluar me debutimin e tij në Casino Royale të vitit 2006, dhe duke e xhiruar përmbylljen e të fundit në Matera, në jug të Italisë, në fund të muajit të kaluar.
“No Time to Die” debuton në kinema më 3 prill 2020.