Filmi i fundit i Tom Cruise “Mission: Impossible” ishte duke u xhiruar vetëm disa blloqe larg nga incidenti vdekjeprurës i së enjtes mbrëma (20 prill) në Paris, Francë.
Karim Cheurfi, 39 vjeç, kishte drejtuar automobilin tek një furgon policor në Champs Elysees dhe e qëlloi shoferin përpara se të hapte zjarr në policët e tjerë, duke i plagosur rëndë dy prej tyre, transmeton “Koha Ditore”. Cheurfi u qëllua për vdekje nga policia derisa po përpiqej të ikte në këmbë pas sulmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhirimet në vazhdimin e gjashtë të franshizës së thrilerit spiunik thuhet se po zhvilloheshin vetëm rreth 1 km larg, në Grand Palais, ku yjet Cruise dhe Henry Cavill u vërejtën në Paris. Cavill e postoi një foto të tij në set nëpërmjet Instagramit më pak se 30 minuta para sulmit në fjalë, dhe komentoi për mustaqet që i kishte vendosur për filmin. Sidoqoftë, ende nuk është konfirmuar që aktorët aktualisht po filmonin në kohën e sulmit, sipas People.
Një zëdhënës i Paramount shpejt raportoi se filmi nuk ishte ndikuar nga drama në të gjithë qytetin: “Mendimet e produksionit, si të tonat, janë me njerëzit e Parisit”, shtuan ata. Një burim tha për People se xhirimi rifilloi më pak se një orë pas sulmit vdekjeprurës, pasi që dritat brenda setit u ndezën.
Dhe regjisori Christopher Mc- Quarrie e postoi një fotografi të premten në mëngjes - rreth 9 orë pas sulmit - duke sugjeruar se xhirimet kishin vazhduar brenda natës. Mission: Impossible 6, ku gjithashtu luajnë Alec Baldwin, Rebecca Ferguson dhe Simon Pegg, do të shfaqet në vitin 2018. Ndërkohë Cruise do të kthehet në ekranin e madh këtë verë në hitin e ri “The Mummy”.