Robbie Williams ka folur në publik për ndarjen dhe bashkimin me bashkëshorten e tij, Ayda Fields.
Ish-këngëtari i “Take That” ka zbuluar se ai ishte ndarë tri herë nga bashkëshortja e tij, Ayda Fields, para se t’i kthehej përfundimisht.
Ai ka pranuar se një vendim të tillë e kishte marrë duke iu falënderuar aktores Cameron Diaz.
“Herën e tretë kur u ndava isha në mbrëmje me Drew Barrymore dhe Cameron Diaz. Unë po flisja për këtë dhe Cameron më tha: ‘Duket sikur nuk ka përfunduar ende’”, ka thënë Robbie, transmeton ksp.
Ai ka bërë me dije se ky ishte momenti kur ai vendosi t’i kthehej bashkëshortes.
Çifti ishte martuar në vitin 2010 dhe ka dy fëmijë - Theodora Rose, pesë vjeçare dhe Charlton Valentine, tri vjeçare.

-
Will Smith e Jada Pinkett Smith po jetojnë sërish bashkë, vite pasi u ndanë
-
Olivia Wilde: Bisedat e vështira janë çelësi i një marrëdhënieje të shëndetshme
-
Vajza e Rebel Wilson debuton si aktore në SHBA
-
JLo rrëfen vështirësitë e saj pas ndarjes nga Marc Anthony
-
Brooklyn Beckham merr përkrahje nga ish-partnerja