Këngëtari britanik dhe ish-anëtari i “Take That”, Robbie Williams, kohë më parë e pyeti gruan e tij, Ayda Field, nëse do të martohej përsëri me të.
Ky 45-vjeçar me rastin e ditëlindjes së 40 ia këndoi bashkëshortes këngën "Angels", pastaj ra në gjunjë në mes të podiumit të vallëzimit. Ai gjithashtu e ndryshoi tekstin e këngës në 'I'm loving Ayda instead', që në përkthim do të thotë 'E dua Aydën në vend të kësaj'. Pastaj, për entuziazëm të të pranishmëve, ai iu drejtua asaj me fjalët: 'Edhe diçka, a do të martohesh përsëri me mua?' Aktorja amerikane menjëherë u lavdërua me lajmin në profilin e saj në Instagram, me fjalët 'Përgjigja është PO', shkruan KOHA Ditore.
Robbie në shumë raste ka theksuar se mund ta falënderojë vetëm gruan e tij për faktin se e kishte lënë drogën dhe alkoolin. Përndryshe, këngëtari dhe aktorja janë martuar që nga viti 2010, ndërsa kanë qenë në lidhje për 13 vjet. Ata i kanë tre fëmijë; shtatëvjeçaren Theodora Rose, katërvjeçarin Charlton Valentine dhe tetëmuajshen Collette Josephine, të lindur përmes nënës surrogate.