Aktorja amerikane, Ayda Fields - gruaja e yllit të mirënjohur të muzikës Robbie Wiilliams - i ka njoftuar fansat e saj se po ndodhet në spital për shkak të një sëmundjeje të mistershme, raporton DailyMail.
44-vjeçarja në fotografinë që ka postuar shihet duke marrë një terapi në një shtrat spitali.

Ayda ka shpjeguar se është sëmurë pas një nate shumë të mirë që kaloi bashkë me burrin dhe disa miq, në restorantin e njohur në Los Angeles, “Caprini”.

“Pas një mbrëmje të përsosur, një mbarim aspak perfekt. Jam kthyer tani e po pushoj duke ju falënderuar burrit tim të mrekullueshëm Robbie Williams, që u kujdes për mua”, ka shkruar ajo.
Ayda e Robbie janë prindër të dy vajzave e dy djemve, të cilët i mbajnë larg syrit publik.