Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Will Smith portretizon babanë e Venus dhe Serena Williams në filmin “King Richard”

Foto: AP/Associated Press

Është publikuar tashmë traileri i parë i filmit “King Richard”, ku aktori W e portretizon një baba i cili nënvlerësohet nga çdokush, por e vërteton se familja e tij është më e fortë se që mendojnë të tjerët.

Smith e luan rolin protagonist, Richard Williams, në filmin i cili flet për vendosmërinë dhe dashurinë mes familjes. Williams është një baba i nënvlerësuar dhe i përqeshur, i cili i rritë dy vajza të cilat janë sportiste të talentuara dhe të cilat bëhen të famshme anembanë botës, për aftësitë e tyre në tenis.

Richard, i armatosur me një vizion të bujshëm për të ardhmen e vajzave të tij dhe potencialin për të përdorur metoda jokonvencionale, krijon një plan që do t’i dërgojë motrat, Venus dhe Serena Williams, nga rrugët e Comptonit në Kaliforni drejt suksesit global dhe shndërrimit në tyre në idhuj dhe ikona, për dashamirët e tenisit.

Disa filma të bazuar në histori të vërtetë dinë të jenë zhgënjim për publikun, por ky duket të jetë projekti i përkryer që i shfaqë motrat teniste dhe udhëtimin e tyre drejt famës, përmes talentit, këmbënguljes së pastër, vullnetit por edhe planit që babai i tyre e kishte për suksesin e të bijave në botën e sportit.

Përveç ylli hollywoodian, Will Smith, në film luajnë edhe aktorët: Saniyaa Sidney, Demi Singleton, Tony Goldëyn, Jon Bernthal dhe të tjerë.

“King Richard” lansohet nëpër kinema më 19 nëntor të këtij viti.