Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Will Smith do ta luajë babanë e Venus dhe Serena Williams në film

Will Smith do ta luajë babanë e Venus dhe Serena Williams në filmin e ri biopik. Ylli i filmit i është bashkuar Tim dhe Travor White për ta paraqitur King Richard në Hollywood me ndihmën e agjentëve të tij në CAA, pasi që u mahnit nga skenari i Zach Baylin, përcjell “Deadline”.

Smith është planifikuar ta luajë Richard Williams, i cili pavarësisht se nuk e kishte asnjë përvojë në tenis, e mbikëqyri karrierën e tenisit të vajzave të tij nga fushat e tejngarkuara të tenisit në Compton, Kaliforni, e deri në krye të ndeshjes ndërkombëtare dy dekada më parë pasi që Serena e fitoi US Open në vitin 1999 dhe Venus e mundi Lindsay Davenport për ta fituar titullin e Wimbledon në vitin 2000, shkruan KOHA Ditore.

Smith do të jetë gjithashtu producent ekzekutiv i projektit nëpërmjet kompanisë së tij Overbrook Entertainment, së bashku me Allan Mandelbaum dhe Caleeb Pinkett.

Will do të mundë të shihet më pas edhe si xhindi në filmin e ri të Disney për Aladdin, ndërsa raportet sugjerojnë se ai është larguar nga vazhdimi i filmit “Suicide Squad”.

Ai është aktualisht duke e xhiruar filmin më të ri të “Bad Boys” me Martin Lawrence, dhe sipas Deadline, King Richard mund të jetë projekti i tij i ardhshëm filmik.