Kanali televiziv amerikan “ABC” e ka suspenduar për dy javë aktoren dhe prezantuesen e njohur, Whoopi Goldberg, për shkak të komenteve të saj të fundit lidhur me Holokaustin.
Goldberg nuk do të mund të kthehet në punë si prezantuese për dy javë rresht, kjo pasi deklaroi se Holokausti nuk kishte të bënte me racizmin dhe se në këtë tragjedi historike, ishin të përfshira dy grupe të njerëzve të racës së bardhë.
Drejtuesit e “ABC” kanë bërë të ditur se Goldberg është pezulluar përkohësisht nga puna, pikërisht për shkak të këtyre komenteve të gabuara dhe lënduese.
Ylli i hollywoodit gjatë njërit prej episodeve të fundit të emisionit “The View”, të cilin ka disa vjet që e bashkëprezanton, deklaroi se gjenocidi i nazistëve mbi hebrenjtë nuk kishte motive racore. Pas kritikave të ashpra që i pranoi online shkaku i këtij komenti, Whoopi kërkoi falje publike por përfundoi duke shkaktuar edhe më shumë ofendime, në përpjekje për ta shpjeguar komentin e saj në emisionin e mbrëmjes “The Late Show With Stephen Colbert”.
“Nga ky moment, unë e pezulloj Whoopi Goldbergun nga puna për dy javë, për komentet e saj të gabuara dhe lënduese. Ndërsa Whoopi ka kërkuar falje, unë i kam kërkuar asaj që të gjejë kohë për të reflektuar dhe mësuar për ndikimin e komenteve të saj. I gjithë ekipi i kanalit ‘ABC’ solidarizohet me kolegët, miqtë, familjarët dhe komunitetin hebrenj. Këto vendime nuk janë kurrë të lehta, por të nevojshme. Vetëm javën e kaluar vura re se kultura në sektorin e lajmeve ‘ABC News’ është shembullore, gjithëpërfshirëse, e respektueshme dhe transparente. Komentet e fundit të Whoopit nuk përputhen me ato vlera”, deklaroi drejtoresha e “ABC News, Kim Godwin, në një letër drejtuar stafit të punëtorëve në këtë televizion.
Në mëngjesin e së martës, Goldberg e cila duket se e ka kuptuar sa gabim kanë qenë komentet e saj, e bëri kërkim faljen e tretë publike.
Edhe
Festivali i Wagnerit anulon dhe kthen ngjarjen përkujtimore të Holokaustit
“Dje në emision kam folur gabim. Holokausti ka të bëjë vërtet me racën, sepse Hitleri dhe nazistët i konsideronin hebrenjtë si një racë inferiore. Tani, fjalët kanë rëndësi, dhe të miat nuk bëjnë përjashtim. Më vjen keq për komentet e mia dhe qëndroj e korrigjuar. Unë gjithashtu qëndroj me popullin hebre dhe përjetimet e tyre të rënda dhe të padiskutueshme”.
Kjo nuk është hera e parë që Goldberg ka shkaktuar polemika me komentet e saj. Në vitin 2009 ajo tha se regjisori, Roman Polanksi, i cili ishte deklaruar fajtor për kryerje të marrëdhënieve seksuale me një të mitur në vitin 1977, nuk ishte fajtor për përdhunimin e vajzës në fjalë. Ajo po ashtu e kishte mbrojtur aktorin, Bill Cosby, gjatë kohës sa ai përballej me akuza për sulm seksual, para se të ndryshonte qëndrim si pasojë e reagimeve të ashpra nga publiku.
-
Shtëpia e Bardhë reagon pasi De Niro e Springsteen kritikuan Trumpin
-
Goldberg: Nuk jam e mirë për marrëdhënie romantike, s’dua ta ndaj jetën me askënd
-
Nikki Glaser tregon se me kë nuk mund të tallet në “Golden Globes”
-
Stephen Colbert: E arsyeshme të mendohet se anulimi i “The Late Show” ishte politik