Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Werner Herzog në “Mandalorian”

Askush nuk ka pritur që regjisori legjendar gjerman Werner Herzog të luajë në serinë e ardhshme “The Mandalorian”, por në një intervistë të re, Herzog i ka dhënë disa detaje të vogla në lidhje me rolin e tij në serinë e re të Disney+. Sigurisht, ai do ta luajë negativin.

Werner Herzog, regjisori i filmave si “Grizzly Man”, “Fitzcarraldo” dhe “Aguirre, The Wrath of God”, ia ka huazuar zërin e tij disa projekteve gjatë viteve (duke përfshirë edhe një numër befasues të serialieve humoristike të animuara). Ai gjithashtu njihet për rolin e keqbërësit të njohur si "Lepuri" në filmin aksion Jack Reacher të vitit 2012 me Tom Cruise. Tani ai do të bëhet keqbërës i ri në një galaktikë shumë të largët.

Image

Fansat spekulojnë se Herzog do ta luajë një lloj bosi kriminal. Madje ekziston edhe teoria se ndoshta do ta luajë versionin më të vjetër të Bob Fettit, i cili e mbijetoi gropën e Sarlaccit, shkruan KOHA Ditore.

Duke pasur parasysh se tani ka mbërritur konfirmimi zyrtar se do ta luajë keqbërësin, teoritë pa dyshim se do të shtohen.