Dy aktore nga Kosova, May-Linda Kosumovic dhe Rozafa Çelaj, do të debutojnë në rrjetin e njohur televiziv “HBO”, në degën në Norvegji, të dielën me serialin “Welcome to Utmark”.
Seriali ka tetë episode. Skenari i tij është shkruar nga danezi Kim Fupz Aakeson.
“Welcome to Utmark” nis si një film uestern, e kthehet në një tragjedi komike përmes vëllezërve Coen dhe përfundon si një elegji për botën nordike. Bëhet fjalë për një fshat në veri të Norvegjisë i cili ka ngecur prapa në kohë. Në role kyçe janë dy fermerë që përfaqësojnë ideologji e botë krejtësisht të ndryshme.
Të dyja aktoret kanë shpërndarë në Facebook trailerin e serialit duke u shprehur të lumtura që do të debutojnë në rrjetin e njohur televiziv.
-
“Welcome to Utmark” – një rrëfimtari nordike në më të mirën e saj
-
Foda zbulon listën, ka emra të rinj te Kosova
-
Kosova me tri debutuese ndaj superfuqisë së hendbollit
-
Aktorja nga Kosova, Lyra Xhoci, drejt suksesit ndërkombëtar me rolin në “Ripple” në Netflix
-
Kosova atraktive dhe e lirë për kineastë projektesh madhore, sonte në “Express”