Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Waterloo”, kënga më e mirë e të gjitha kohëve

“Waterloo”, hiti klasik i grupit legjendar “Abba”, është shpallur kënga më e mirë në histori të Eurovisionit”. Gara e këngës evropiane doli me një version alternativ, atë të “Eurovision: Come Together”. Gjatë kësaj gare, publiku votoi për këngët më të pëlqyera.

Kjo u bë në mbrëmjen kur edhe është dashur të mbahej gara tradicionale e këngës në Eurovision. Sivjet u anulua që në muajin mars, kur edhe u përhap koronavirusi. Katërshja suedeze fitoi garën e mbajtur në vitin 1974 në Brighton. Vetë kënga ishte aq e suksesshme sa shiti 6 milionë kopje dhe i ndihmoi grupit që të arrinte famën. Të shtunën mbrëma, Bjorn Ulvaeus, anëtar i grupit, ka thënë se ende nuk mund të besojë se çdo gjë filloi shumë vjet më parë.

Në programin e së shtunës, u transmetuan këngë nga yje si, Netta, Bucks Fizz, Conchita Wurst dhe Ginga G. Ama ishin Agnetha, Anni-Frid, Benny dhe Bjorni ata që fituan në fund me metaforën muzikore për gëzimin kur njerëzit i dorëzohen dashurisë. Lista e fuqishme prej 19 këngëve u realizua nga drejtuesit e Eurovisionit dhe ekspertëve të muzikës, si Rylan Clark-Neal, Scott Mills, Ken Bruce, Adele Roberts dhe Mel Giedroyc. Prezantuesi i njohur britanik, Graham Norton, vazhdoi traditën e ngritjes së gotës në shenjë respekti për të ndjerin Sir Terry Wogan, që drejtoi Eurovisionin për gati 30 vjet. “Nuk mund t’ia mohojmë rregullin që ia vuri Eurovisioni”, ka thënë Norton në nderim të Woganit. Gjatë ceremonisë u prezantua edhe kënga me të cilën Britania do të prezantohej.

“My Last Breath” u realizua nga James Newman që bisedoi me prezantuesin Norton përmes një video-lidhjeje. Newman ka thënë se ishte shumë i zhgënjyer me anulimin e garës së sivjetme të Eurovisionit. “Më janë dashur disa minuta për vete kur mora vesh për këtë”, ka thënë Newman, duke shtuar se ishte menduar një skenar i mrekullueshëm për paraqitjen e Britanisë në garë. Kënga e pëlqyer e Newmanit për edicionin e sivjetmë ishte ajo e Islandës. Sipas shifrave të Spotify, po të mbahej Eurovisioni, me shumë gjasa Islanda do ta fitonte garën. Në versionin e sivjetmë u transmetuan 41 këngë, por gjysma e tyre do të eliminohej në dy gjysmëfinalet. Fatkeqësisht, kësaj here nuk kishte gjysmëfinale.

Në nderim të infermierëve

Edhe “Eurovisioni” nën hijen e politikës Kulturë 2 muaj më parë “Eurovisioni” nën hijen e politikës

Ceremonia e së shtunës u mbajt në qytetin Hilversum, një orë larg Rotterdamit, atje ku do të mbahej ceremonia e sivjetme e Eurovisionit. Måns Zelmerlöw këndoi një version akustik të këngës “Heroes”, me të cilën fitoi në vitin 2015. Këtë performancë ua kushtoi punëtorëve shëndetësorë që janë në front ndaj pandemisë së koronavirusit. Jonny Logan iu bashkua këngëtarëve përmes video-lidhjes, për të kënduar hitin e tij “What’s Another Year”. Grupit iu bashkua edhe Filarmonia e Rotterdamit. Grupi nga distanca performoi këngën fituese të vitit 1997, “Love Shin a Light” të Katrina and the Wates.

Radës për të performuar i erdhi edhe ish-garueses britanike SuRie, që tha se ishte e lumtur me ceremoninë e sivjetme të mbajtur në distancë shkaku i masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Islanda u përkujdes me një performancë mbresëlënëse. Përmes saj, u bënte thirrje njerëzve që të jenë të shëndetshëm dhe të kujdesen në kohë pandemie. Michael Schulte, që mori pjesë në edicionin e vitit 2018 për Gjermaninë, u bë bashkë me grupin holandez “Common Linnets” për të realizuar këngën “Ein Bisschen Frieden”, fituese e Eurovisionit në vitin 1982. Këngëtarja austriake, Conchita Wurst, që fitoi në vitin 2014, rrëfeu pjesën më të bukur të izolimit nga koronavirusi. “Rrallë kam veshur të brendshme dhe më ka pëlqyer shumë”, ka thënë ajo. Transmetuesi publik i Britanisë së Madhe ka pranuar se edicioni i sivjetmë ishte i çuditshëm. BBC-ja iu referua mungesës së garës e që ndodh për herë të parë që prej vitit 1956 kur edhe filloi ajo