Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

"WandaVision" nga Marvel me datë të re të publikimit

Seria e ardhshme e Disney+ “WandaVision”, në të cilën Elizabeth Olsen dhe Paul Bettany e luajnë çiftin e fuqishëm të Avengers” Scarlet Witch dhe Vision, do ta ketë premierën sivjet, një vit më herët sesa ishte paralajmëruar fillimisht.

Disney në ditën e parë të vitit të ri e publikoi fragmentin me të cilin i tregon të gjitha që do të vijnë në shërbimin e tyre streaming këtë vit, dhe ndër to ishte edhe seria “WandaVision”.

Serinë, e cila do të përbëhet nga 6 episode, drejtori i studios Marvel, Kevin Feige e përshkroi si diçka midis sitcomit klasik dhe tregimit epik të Marvel, shkruan KOHA Ditore. Olsen shtoi se ata kishin pasur diskutime vërtet serioze nëse do t’i shtonin në seri të qeshurat në prapavijë. Kështu që mund të supozojmë se humori nuk do të mungojë.

Përveç Olsen dhe Bettany, në seri do t’i shohim edhe disa fytyra të famshme: Kat Dennings do ta përsërisë rolin e Darcy Lewis nga filmat “Thor”, ndërsa Randall Park do të jetë përsëri agjenti Jimmy Woo, të cilin e kemi takuar në filmat “Ant-Man and The Wasp”.

Edhe pse e dimë se mbërrin këtë vit, tani për tani ende nuk dihet data e saktë e publikimit.

Artikuj të ngjashëm