Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vlora Çitaku, letër prindërve të Dua Lipës

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në SHBA, krenare me suksesin e Duas, i ka dërguar një letër babait të saj, Dukagjin Lipës që është edhe menaxher i së bijës, transmeton KultPlus.

Arsyeja pse Çitaku i ka shkruar letër, ka qenë një artikull që është shkruar së fundmi nga prestigjiozja “New York Times” për sukseset e yllit shqiptar, Dua Lipa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

‘Sytë na u mbushën me lot kur pamë fotografinë dhe artikullin e mrekullueshëm për Duan. Çfarë ndjenje! Çfarë krenarie!”, kishte shkruar Çitaku.

Ajo thotë se ky artikull nuk është i rastësishëm, pasi kanë parë punën e palodhshme të Duas dhe ekipit të saj.

“Prandaj desha që personalisht t’ju falënderoj dhe t’i uroj suksese të mëtutjeshme Duas, vajzës nga Kosova që është ambasadorja më e mirë që ne mund të kemi”, kishte shkruar më tej Çitaku.

Babai i Duas, Dukagjini është shprehur tejet i privilegjuar nga kjo letër që kishte marrë nga ambasadorja Çitaku.

Ai në profilin e tij në Instagram ka postuar këtë letër duke falënderuar ambasadoren Çitaku.

“Faleminderit zonja ambasadore @vcitaku për kopjen e New York Times dhe një letre të mrekullueshme. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj. Shihemi se shpejti. Dugi dhe Anesa”, kishte lënë mbishkrim Dukagjini.