Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vjen versioni i ri i “The Thing”

Universal dhe Blumhouse po i bashkojnë forcat për ta krijuar një adaptim të ri filmik të filmit ikonik “The Thing”. Por këtu nuk bëhet fjalë për një ribërje ose reboot të pastër, por një ngjarje të re dhe të zgjeruar.

Filmi i John Carpenterit nga viti 1982 është një klasik i zhanrit horror. Filmi, ashtu si paraardhësi i tij “The Thing From Another World” nga viti 1951, është bërë sipas romanit të John W. Campbell Jr. me titullin “Who Goes There?”.

Ajo që u zbulua në vitin 2018 është se novela “Who Goes There?”, është në fakt vetëm një version më i shkurtër i romanit “Frozen Hell”, dorëshkrimi i të cilit u zbulua kohët e fundit, shkruan KOHA Ditore. Natyrisht, kjo i dha Universal dhe Blumhouse mjaft material të ri për ta bërë një version të ri të filmit.

E gjithë kjo u konfirmua nga producenti Alan Donnes, i cili në Facebook shkroi se e kishte nënshkruar zyrtarisht një kontratë për produksionin e filmit The Thing, sipas romanit Frozen Hell, i cili kishte humbur për dekada të tëra.

Produksioni i filmit është menduar të fillojë shumë shpejt, por deri më tani nuk ka ndonjë datë.