Disney është i gatshëm për ta bërë përpjekjen e dytë të krijimit të versionit të ri të klasikut ikonik Hocus-Pocus nga viti 1993, ku interpretojnë Bette Midler, Sarah Jessica Parker dhe Kathy Najimy.
Si duket këtë herë e kanë marrë projektin pak më seriozisht pasi që planifikohet që Hocus Pocus të jetë pjesë e ofertës për shërbimin e tyre e ardhshëm streaming Disney+.

Filmi i ri, i cili është në fazën shumë të hershme të zhvillimit, do të shkruhet nga skenaristja dhe producentja televizive Jen D'Angelo, shkruan KOHA Ditore. Tani për tani ende nuk është e qartë nëse ky film do të jetë vazhdim i vërtetë, por po shpresohet që Midler, Parker dhe Najimy do t’i reprizojnë rolet e tyre origjinale në një formë.
Disa vjet më parë, Disney Channel planifikoi ta bënte filmin televiziv Hocus-Pocus, i cili do të ishte një version i ri i origjinalit, por në fund kjo ide nuk u realizua kurrsesi. Tre aktoret origjinale thuhet se ishin të interesuara për idenë e kthimit në atë botë, por pa sukses.
Ky projekt i ri është pjesë e strategjisë programative të platformës Disney+, plani i të cilës është që përveç titujve origjinal, t'ua ofrojë abonentëve të vet titujt e tyre të preferuar të vjetër vetëm se në versione të reja, duke filluar me versionin filmik/CGI të filmit “Lady and the Tramp”.
Platforma për streaming Disney+ do të jetë në dispozicion nga 12 nëntori, por nuk dihet ende se kur mund të jetë në repertoar Hocus-Pocus.
-
Musk: Deri në fund të vitit AI-ja do të krijojë një film të plotë për “Odiseun”
-
Keanu Reeves pritet t’i bashkohet filmit “Lego”
-
Matt Damon në trailerin e ri të filmit të Christopher Nolanit
-
Anne Hathaway tregon se në vazhdimin e cilit film të famshëm është duke punuar
-
Bradley Cooper në projektin e ri filmik “Ocean’s” do të luajë përkrah Margot Robbiet