Aktorja 56-vjeçare, Viola Davis, mendon që kritikët nuk i shërbejnë asnjë qëllimi.
Ylli i kinematografisë së fundmi ka marrë kritika negative për portretizimin e ish-zonjës së parë Michelle Obama në serialin e ri, “The First Lady”, raportoi të mërkurën portali “Female”. Por ajo e pranon se portretizimin i një figure të njohur publike ka qenë një detyrë pothuajse e pamundur.
Në një intervistë për kanalin BBC aktorja shpjegoi: “Kritikët nuk i shërbejnë asnjë qëllimi. Dhe nuk po e them këtë për t’u treguar e vrazhdë. Ata gjithmonë të bëjnë të ndihesh sikur po të tregojnë diçka që ti nuk e di. Në një farë mënyre sillen sikur ti po e jeton një jetë ku je i rrethuar nga njerëz që të gënjejnë dhe janë ata personat që do ta tregojnë të vërtetën. Pra, i japin vetes mundësi të qenë mizorë ndaj teje”.
Tutje, Viola tha se portretizimi i ish-zonjës së parë ishte një situatë nga e cila e kishte të pamundur të dilte fituese. Aktorja e shpërblyer me “Oscar” gjithashtu i sheh kritikat si një rrezik profesional të punës së saj.
“Nuk ka formë të caktuar për t’i tejkaluar lëndimet dhe dështimet në jetë. Thjeshtë duhet ta bësh këtë. Dhe jo secila performancë do të jetë e kënaqshme dhe meritore e shpërblimeve”.
Edhe
Aktorja Davis rrëfen vështirësitë e hershme të karrierës
Në fillim të muajit prill, David tregoi se portretizimi i Michelle Obamas në ekran ishte një detyrë e frikshme për të. Aktorja e njohur hollywoodiane gjithashtu brengosej se çfarë do të mendonte Obama për performancën e saj.
Drama “The First Lady” po vazhdon të transmetohet në kanalin “Showtime”. Në të luajnë edhe aktoret Michelle Pfeiffer dhe Gillian Anderson, të cilat i portretizojnë dy ish-zonjat e para të Amerikës, Betty Ford dhe Eleanor Roosevelt.