Viola Davis do ta luajë ish-zonjën e parë të SHBA-ve Michelle Obama në një seri të re televizive, sipas mediave amerikane.
Aktorja dhe fituesja e çmimit “Oscar” do ta ekranizojë Michelle Obamën në "First Ladies", serinë që do të bëjë fjalë për personazhet dhe veprat e bashkëshorteve të presidentëve amerikanë përgjatë historisë.

Pikërisht Michelle Obama, Eleanor Roosevelt dhe Betty Ford do të jenë në fokus të episodit të parë të shkruar nga novelisti Aaron Cooley.
"First Ladies" do të synojë ta sigurojë një pasqyrë në jetën personale dhe politike të bashkëshorteve të liderëve amerikanë, shkruan KOHA Ditore. Seriali gjithashtu do të tregojë se sa vendime të mëdha politike janë marrë në krahun lindor të Shtëpisë së Bardhë, ku zonjat e para dhe stafi i tyre i kanë zyrat e tyre.
Familja Obama i ka kaluar tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, pra nga viti 2008 deri në vitin 2016. Michelle e ka takuar disa herë aktoren Viola Davis, të cilën ajo e njeh shumë mirë.
Edhe
Viola Davis mendon që kritikët nuk i shërbejnë asnjë qëllimi
Në vitin 2017, Davis e nderoi zonjën Obama në Facebook duke e postuar një foto të përbashkët të Barack dhe Michelle në një përshkrim ku thuhet: "Vazhdoni të shkëlqeni dhe të ndikoni në gjeneratat e ardhshme që do të vijnë".
Davis e fitoi Oscarin për aktoren më të mirë mbështetëse në vitin 2017 për rolin e saj në dramën "Fences", shkruan BBC News.