Video-klipi muzikor i Queen për hitin e tyre të vitit 1975 "Bohemian Rhapsody" u konfirmua se është shikuar një miliard herë në YouTube.
Ky është video klipi i vetëm muzikor i xhiruar para viteve '90 që e ka arritur këtë. Para publikimit të biopikut të Freddie Mercury me po të njëjtin titull vitin e kaluar, video klipi ishte shikuar 666 milionë herë që kur ishte postuar në vitin 2008, që do të thotë se një e treta e shikimeve totale erdhi pas filmit, shkruan KOHA Ditore.
Në faqen e tyre të internetit, Queen tha se promoja ishte "njohur përgjithësisht si videoja e parë promovuese muzikore, duke e lansuar dhe duke e vendosur standardin e artë për zhanrin për dekadat që do të vinin. Sot ajo vazhdon t’i frymëzojë dhe t’i argëtojë miliona fansa anembanë botës, më shumë se dyzet vjet pasi u krijua."
Duke u lidhur me arritjen, Queen e filloi një fushatë fansash me titull "You Are the Champions", ku paraqitjet do të përdoren në video klipet e reja për "Bohemian Rhapsody", ���"Don’t Stop Me Now" dhe "A Kind of Magic."
Brian May dhe Roger Taylor në një deklaratë të përbashkët thanë se ndiheshin "të nderuar". "Duam t'ju falënderojmë të gjithëve dhe të festojmë me fansat tanë të mahnitshëm në të gjithë botën duke i krijuar tre video të reja muzikore për këngët tona, dhe në të gjitha do të shfaqeni ju", thanë ata. "Qoftë nëse jeni muzikantë, këngëtarë, valltarë, artistë vizual ose thjesht doni të argëtoheni paksa. Vizitoni www.youarethechampions.com për të zbuluar më shumë, ndërkohë që do të shihemi diku në turne".
Vitin e kaluar, Bruce Gowers - i cili e xhiroi video klipin "Bohemian Rhapsody" për katër orë me një buxhet prej 3.500 funtesh, dhe i cili tha se ishte paguar vetëm 500 funte për punën e tij - raportoi se po mendonte të ndërmerrte hapa ligjorë pasi që zbuloi se bendi kishte vazhduar ta përdorte videon në koncertet e tyre të drejtpërdrejta pa e bërë ndonjë pagesë të mëtejshme.
Edhe
Filmi “Bohemian Rhapsody” i sjell shitje magjike grupit “Queen”
Megjithatë, ai theksoi, "Nuk mendoj se dikush e bëri për të fituar para. Ishte emocionuese të punoje me Queen, ta bëje një video muzikore dhe ta shihje atë të transmetohej në televizion, dhe mendoj se shumë regjisorë të tjerë të rinj që erdhën pas meje ndjeheshin njëjtë. Mendoj se nga kjo ka përfituar e gjithë industria".
Queen është aktualisht në turne me Adam Lambert.