Është zyrtare, Victoria Beckham është femra më ‘fashioniste’. Ka shumë femra me stil në botë, por stilistja e famshme dëshmon vit pas viti se është ikonë dhe përcjell shumë elegancë.
Dhe është zbuluar se Beckham do të marrë çmimin “Ikona e Modës 2018” nga “E! People’s Choice Awards”.
Të martën E!, njoftoi se 44-vjeçarja do të nderohet me çmimin e madh gjatë shfaqjes së drejtpërdrejtë të People’s Choice Awards, më 11 nëntor.
“Ndihem kaq e nderuar që po marr çmimin e parë të ikonës së modës në E! People’s Choice Awards. Këtë vit festoj 10-vjetorin e markës sime dhe kjo është mënyra më e mirë për të shënuar këtë dekadë”, tha Beckham.
“Jam kaq mirënjohëse. Unë e dua atë që bëj dhe më pëlqen që më është dhënë mundësia të fuqizoj femrat përmes koleksioneve të mia. 11 nëntori do të jetë një moment shumë i veçantë për mua”, përfundoi ajo./atsh