Këngëtarja 45-vjeçare e shndërruar në disenjatore të modës, e cila i ka katër fëmijë me bashkëshortin, David Beckham, thotë se ndihet e nderuar që njerëzit e konsiderojnë “model” në jetën e tyre, dhe kjo gjë e shtynë të jetë një shembull sa më i mirë për të gjithë, transmeton Koha.net.
E pyetur se si ndihet për faktin se ka arritur t’i inspirojë njerëzit anembanë botës, Beckham tha: “Më bëhet shumë qejfi, por në të njëjtën kohë e marrë këtë detyrë me shumë seriozitet. Unë dua t’i inspiroj njerëzit të jetojnë shëndetshëm dhe të kujdesen për veten. Dhe siç them gjithmonë, më e rëndësishmja në jetë është të jesh person i sjellshëm”.
Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls”, vitin e kaluar e lansoi linjën e produkteve të bukurisë, dhe thotë se ndihet shumë e lumtur që po e zgjeron markën e saj.
Për revistën britanike “Grazia”, Beckham tha: “Viti 2020 për mua do të jetë i ngarkuar me projekte të ndryshme, teksa po synoj ta vazhdoj rrugëtimin tim kreativ. Unë e dua punën që e bëjë dhe ndihem fatlume që do të krijoj linja të produkteve të bukurisë dhe atyre të modës, në të njëjtën kohë. Ky do të jetë një vit emocionues për mua.”
Në vitin 2018, Beckham filloi t’i shfaqë koleksionet e saj, nga java e modës në New York në javën e modës në Londër, të cilën e konsideron një lëvizje të qëlluar për të. Ajo tha se Londra është një vend tejet kreativ dhe mendon se është me rëndësi që markën e saj ta promovojë në vendlindje. Po ashtu, është e lumtur që, kështu ka më shumë mundësi të kalojë kohë me familjen e saj.
-
Victoria Beckham tregon se si ajo dhe David përballuan tensionet në familje pas akuzave të djalit
-
Victoria Beckham nderohet me vlerësimin më prestigjioz kulturor në Francë
-
Victoria Beckham: S'jam perfekte, por përpiqem të jem versioni më i mirë i vetes
-
Bëhen të ditura sekretet e martesës së suksesshme të David e Victoria Beckham
-
David Beckham i quan fëmijët e tij “arritja më e madhe në jetë”