Këngëtari, tekstshkruesi dhe valltari nga Korea Jugore, TAEYANG, e ka publikuar këngën e re me titull, “VIBE”, pjesë e së cilës është edhe Jimin, anëtari i grupit të njohur të muzikës K-Pop, “BTS”.
TAEYANG, emri i vërtetë i së cilit është Dong Young-bae, është po ashtu pjesë e grupit të famshëm të muzikës K-Pop, “BIGBANG”. Ai e ka bashkëshkruar këngën e re me Jiminin, bënë të ditur studioja incizuese që e menaxhon karrierën e tij, “THEBLACKLABEL”.
Në vitin 2010, TAEYANG e publikoi albumin e parë si solo artist me titull, “Solar”. Kënga e atij incizimi, “Eyes, Nose, Lips”, i pati dominuar toplistat muzikore në Korenë Jugore. Në vitin 2017, ai e lansoi edhe albumin e fundit, “The White Night”, para se të bëhej pjesë e ushtrisë për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2018.
Kënga e re “VIBE” tashmë është në dispozicionin e adhuruesve përmes disa platformave muzikore.