Aktori Liam Hemsworth (29) ka gjetur të dashur vetëm dy muaj pasi që publiku mësoi se ai dhe këngëtarja Miley Cyrus (26) po ndaheshin. Ata ishin të martuar një vit, ndërsa arsye për ndarje ka shumë. Mileyt i pëlqejnë edhe femrat dhe ajo nuk donte fëmijë, gjë që ia theu zemrën Liamit.
“Përshëndetje të gjithëve. Unë dhe Miley kohët e fundit jemi ndarë dhe asaj i uroj që në të ardhmen të ketë shëndet dhe të jetë e lumtur. Kjo është një çështje private dhe nuk kam ndërmend të komentoj asgjë për mediet. Të gjitha deklaratat e mia të publikuara nga mediet janë të rreme. Paqe dhe dashuri”, - ka shkruar Liam në profilin e tij në Instagram.
Tani ai është kapur në një shëtitje romantike në New York me modelisten dhe aktoren australiane Maddison Brown (22), e njohur për rolin e saj në serialin Dynasty, shkruan KOHA Ditore. Çifti po mbahej për duar, ata nuk fshiheshin, ndërsa se janë më shumë se miq këtë e konfirmuan edhe fotot e tyre në të cilat puthen. Ata hëngrën drekë së bashku në restorant, ndërsa më vonë u panë duke udhëtuar me metro. Ata nuk u ndanë nga njëri-tjetri dhe ishin të buzëqeshur gjatë gjithë kohës.
“T’u desh shumë kohë për ta gjetur të dashurën e re... As Miley nuk është më e mirë se ti, por ajo të paktën tha se i donte femrat, kështu që e kuptoj. Por mirë. Gjëja kryesore është që je i lumtur”, - komentuan fansat të cilët u befasuan me shpejtësinë me të cilën Liam e gjeti një të dashur të re.

-
Hemsworth i gatshëm të martohet përsëri
-
Miley Cyrus e harron shkurorëzimin, tashmë jeton me të dashurën e re
-
Hemsworthit dhe Cyrusit nuk u ngutet të krijojnë familje
-
Miley Cyrus tregon se ende ruan disa kujtime nga ish-partneri i saj, Liam Hemsworth
-
Miley Cyrus thotë se fotografia e saj me Taylor Swift e Demi Lovato tregon se ajo është biseksuale