Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Veronica Mars heton sulmet me bomba në Neptun

 

Hulu ka prezantuar trilerin e parë të shkurtër për sezonin e ri të serialit të ringjallur “Veronica Mars”, me Kristen Bell në rolin kryesor. Këtë herë, hetuesja e re duhet të merret me luftën mes klasës së pasur dhe asaj punëtore në Neptun.

Përmbledhja zyrtare e zbulon shtjellimin e ngjarjes: Në Neptun ndodhin vrasjet e nxënësve në pushimet verore, duke e shkatërruar kështu industrinë turistike të qytetit bregdetar, nga i cili varen shumë banorë. Pasi që Mars Investigations angazhohet nga prindërit e një djali të vrarë, Veronica e zbulon botën e elitës së pasur, të cilët i pengojnë turistët e zhurmshëm dhe të dehur njëmujorë dhe duan t’i japin fund kësaj, në krahasim nga klasa e zakonshme punëtore, të cilët varen nga fluksi i parave nga turistët.

Mini-seria do t’i ketë tetë episode, ndërsa në shërbimin streaming Hulu do të jetë në dispozicion më 26 korrik të këtij viti, shkruan KOHA Ditore.

Bashkë me Bell në seri luajnë: Enrico Colantoni, Patton Oswalt, Frank Gallegos, Scott Vance, Francis Capra dhe J.K. Simmons.