Dy vëllezër shqiptarë, Arnold e Artan Balla, kanë mahnitur jurinë dhe publikun e shout ndër më të mëdhenjtë në botë, “America’s Got Talent”.
Me akrobacionet e rrezikshme të kryera me sukses, vëllezërit nga Shqipëria ngritën në këmbë gjithë audiencën, sipas videos së publikuar nga “AGT” në rrjetet sociale.
“Ju sapo rishpikët rrotën”, ka thënë supermodelja Heidi Klum, si anëtare e jurisë.
Juria treanëtarëshe i tha po kalimit të dyshes nga Shqipëria për në fazën e ardhshme të garës që fituesit ia sjell çmimin e madh të 1 milion dollarëve.
Është edicioni i 17-të i garës së talenteve në SHBA.
Artikuj të ngjashëm
-
Mirëmbajtësi i shkollës mahniti jurinë e America’s Got Talent
-
Grupi libanez fiton “America’s Got Talent”, nxit eufori në shtetin e Lindjes së Mesme
-
Vëllezërit Tate arrestohen në SHBA, Britania kërkon ekstradimin e tyre për akuza të reja
-
Vëllezërit Tate arrijnë në Rumani
-
Vëllezërit Tate thonë se po rikthehen në Rumani